Ndërkohë që procesi i votimit vijon ende të jetë i hapur deri në orën 19:00, përveç pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve në zgjedhje, ku shumica kanë refuzuar t’i bashkohen këtij procesi, të paprecedenta mbeten edhe rastet flagrante të denoncuara nga ana e qytetarëve për pjesëmarrje me forcë në zgjedhje.
I tillë është edhe rasti i këtij qytetari të Tiranës, i cili pasi është futur në qendrën e votimit, në vend që të vijoi procesin normalisht, ka zgjedhur të demaskojë personat që e detyruan, ku përmes një shënimi ka dhënë një mesazh: ‘Më detyruan’, shkruan ai në fletën e votimit për të treguar se një pjesë e mirë e qytetarëve, më shumë se për të ushtruar të drejtën e tyre si qytetar të lirë, kanë shkuar në votime për ‘arsye’ të tjera.
Kujtojmë se, pjesëmarrja është raportuar të jetë në nivelet minimale në këto zjedhje, ku deri në orën 3 mësohet të ketë qenë 15.5%.