Një incident i tmerrshëm mund të cilësohet ai i shënuar pas mesnate në Shkodër që pasi vrasjen tronditëse të mjekut 40-vjeçar, i cili u ekzekutua për shkak të një konflikti pronësie.
Menjëherë pas marrjes së dy plumbave, familjarët e Ilir Alija thirrën ambulancën për t’i ardhur në ndihmë, e cila ndonëse shkoi në vendngjarje, u kthye në një pengesë.
Referuar burimeve për “Balkanëeb” mësohet se ambulanca që kishte shkuar në vendngjarje nuk mund të ndizej për shkak se nuk kishte karburant. Është dashur që policë dhe banorë të lagjes “Qemla Stafa” të angazhoheshin për të shtyrë mjetin.
(XH.A/SHUPLAKA)