Një person në fshatin Dobrushtë të Prizrenit ka informuar se gjedhet e tij pasi kanë pirë ujë në lumin Drin, njëra prej tyre ka ngordhur dhe tjerat janë sëmurë.
Dyshohet se kjo ka ardhur si pasojë e ndotjes së lumit, raportojnë mediat kosovare.
Njësitë përkatëse policore, inspektorët komunal dhe shoqata e peshkatarëve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin, njofton Policia.