Një pushues në plazhin e Pogradecit ka dërguar në redaksinë e JOQ.al një video ku duket çarja dhe derdhja e vazhdueshnme e një tubacioni ujërash të zeza në breg të liqenit, në zonën më të populluar të plazhit.
Ujërat e zeza kanë shperthyer me presion nga e çara duke u përhapur me shpejtësi në ujin e pastër përreth.
Në video duket një njollë e zezë që sa vjen e përhapet në breg, m’u pranë fëmijëve, të cilët janë ekstremisht të rezikuar pasi janë ata që lahen kryesisht në breg.
Situata është alarmante sepse incidenti po ndodh në një nga zonat më të populluara me pushues.
(B.H/Shuplaka)