14:33 | 01/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E transkriptuar vetëm në raste të veçanta”, Donika Prela sqaron pse nuk janë hetuar zyrtarët e lartë të përfshirë në përgjime

15:52 | 07/06/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dosja 339/ Më e madhja në histori, Donika Prela: Cilët prokurorë u morën me çëshjen, sa persona janë nën hetim

Drejtuesja e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, Donika Prela doli sot në një konferencë për shtyp ku deklaroi se nisja e përgjimeve që përmban dosja 339 është bërë për personat të cilët merrnin pjesë në veprimtari kriminale, kryerjen e veprave penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafikimi i narkotikëve“, në bashkëpunim.

Ndërkohë që Prela sqaroi se përgjimet e implikimit të persobnave me rekorde kriminale në fushtat zgjedhore dhe në implikimin e deformimit të tyrem, është bërë rastësisht pas bisedave personat që ishin në përgjim kanë bërë.

Sipas zyrtares së lartë të gjyqëesorit, CD-të janë të transkriptuara, vetëm në raste të veçanta. “Kjo është dosja më e madhe në hetimin e Prokurorisë”, tha ajo.

“Sqarojmë se referuar Informacionit që më është vënë në dispozicion nga dy prokurorët e çështjes, në momentin e ngritjes së grupit hetimor nga ana e drejtuesit të prokurorisë tetor 2018, të gjitha CD e administruara kanë qenë të pa transkriptuara në tërësi dhe vijimësi, por  ka patur transkripte të pjesshme, vetëm të disa numrave të veçantë, dhe në mënyrë sporadike.

Po kështu, në këtë moment është konstatuar se janë kryer veprime hetimore të hapura vetëm në drejtim të veprave penale të trafikimit të lëndëve narkotike të kryera në qytete të ndryshme të vendit dhe abuzimeve me pronat në zonën e Qarkut Lezhë, ndërsa për veprat e tjera penale, duke përfshirë dhe veprat penale në fushën e zgjedhjeve nuk ka patur hetime të hapura, me përjashtim të përgjimeve, të Cilat siç dhe theksova, nuk kanë qenë të transkriptuara në tërësi.

Duke parë rëndësinë e madhe të çështjes, por dhe sensitetin e saj, numrin shumë të madh të personave  në hetim me masa të ndryshme sigurimi, ku aktualisht numri i personave në hetim ka shkuar në 74 persona, janë sekuestruar 300.000 m2 tokë, resort turistik, etj pra është kryer në volum i konsiderueshëm hetimesh, nga Drejtuesi i Prokurorisë në zbatim të detyrimeve ligjore, por dhe njëkohësisht të kompetencave që  lejon ligji, janë marra masa të shumta organizative me qëllim lehtësimin e punës së prokurorëve të ngarkuar me hetimin e çështjes me qëllim përfundimin sa më të shpejtë në kohë të tyre dhe konkretisht”, tha ndër të tjera Donika Prela.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: Donika Preladosja 339
Pas

Dosja 339/ Më e madhja në histori, Donika Prela: Cilët prokurorë u morën me çëshjen, sa persona janë nën hetim

Para

Ndeshja e fundit si spektator, Mavraj ka një mesazh për Shqipërinë!

Para
Shakaja e hidhur e Mavrajt me Tiranën, reagon zyrtari i klubit bardheblu: T’u thaftë goja!

Ndeshja e fundit si spektator, Mavraj ka një mesazh për Shqipërinë!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Elbasan/ Zjarr në një sipërfaqe me ullinj dhe shkurre pranë fshatit Balëz

Kapet në Francë, pjesëtari i një organizate kriminale ndërkombëtare, për trafikimin e mbi 1 ton Cannabis, në Bari

Agron Malaj paraqitet në GJKKO

Cërrik/ 34-vjeçarja humb jetën në banesë, dyshohet arrest kardiak

Elbasan/Procedime penale për vjedhje dhe dëmtim prone

Një sezon veror unik, plot ritëm dhe shpërblime për klientët e Credins bank!

Tiranë /86-vjeçari bie nga pallati dhe humb jetën

Durrës, Policia vijon kontrollet për nivelin e zhurmave në zonat turistike

“Shkatërrues dhe klientelist!”/ Ina Zhupa: Është vërtetuar antikushtetueshmëria e ligjit për zonat e mbrojtura

Mbi 30 të vdekur pas shpërthimit të një fabrike kimikatesh në Indi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.