Një adoleshent nga Michigani ka vendosur të heq dorë nga studimet për një vit, në mënyrë që ti përkushtohet nënës së saj të sëmurë e cila është e diagnostikuar me dy lloje të ndryshme të kancerit të gjirit,shkruajnë mediat vendase.
Emma Burkholder, nëna 42-vjeçare e së cila është e paralizuar nga beli e poshtë për shkak të një aksidenti me makinë në moshën 18-vjeçare, tha se ky gjest është një shpërblim i vogël për jetën e saj më të mirë.
Në një intervistë për Fox News vajza është shprehur se me kënaqësi do të hiqte dorë nga studimet për një vit rresht për të ndihmuar nënën e saj.
“Unë me kënaqësi do të heq dorë nga kjo pjesë e vogël e jetës time për të ndihmuar nënën time”, është shprehur vjaza.
Për të ndihmuar familjen të mbajë të ardhura dhe të paguajë për kujdesin mjekësor të Jennifer dhe kostot e udhëtimit të lidhura, Emma vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe ti përkushtohet vetëm asaj, pasi shëndeti i saj është mbi çdo gjë.
(E.V/Faxweb.al)