Fatkeqësia e rradhës e shkaktuar nga tërmeti në Turqi,humbën jetën 27- vjeçarja Betül Çoban Çakır dhe bashkëshorti i saj volejbollist Bedrettin Çakır në Kahramanmaraş.
Vendi po mban zi për jetët e humbura, ndërkohë të gjitha aktivitetet sportive janë pezulluar deri në një deklaratë të dytë.Komuniteti sportiv nuk qëndroi indiferent ndaj tërmetit dhe filloi fushatat e ndihmave në para për t’u shpërndarë viktimave të tërmetit.
Rikujtojmë që tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë jugore të hënën ishte tërmeti më i fuqishëm i qarkut në më shumë se 80 vjet. Më shumë se 4,300 njerëz kanë vdekur dhe mijëra të tjerë janë lënduar sipas të dhënave të deritanishme . Të paktën 5,606 ndërtesa u shembën në Turqi gjatë dhe pas tërmetit.