Mëngjesin e sotëm është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare profesori i Universitetit të Sportove, si dhe trajner i ekipit të basketbollit të Partizanit, Arben Fagu.
Lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në facebook gazetari Ilir Kadia, i cili shkruan me fjalë të ndjera se Fagu sot na la dhe flutëroi drejt kaltërsive.
Kujtojmë se në dhjetor të viti 2020 Fagu iu nënshtrua një operacioni në spital, ku u bë dhe një thirrje publike për të dhurua gjak për të nga historian Arbër Kadia.
Postimi i plotë: Ja pse nuk e dua këtë kohë!Se po na i fsheh përjetë miq e shokë nga më të mirët!Se kemi frikë të hapim sytë mëngjeseve që të mos mësojmë se edhe një mik tjerër na la vetëm!Se një shok mbeti pa vëlla!
Arben Fagu sot na la! Fluturoj kaltërsive!