Aktori i shquar i humorit shqiptar, Zef Deda, mësohet se ka ndërruar jetë sot. Deda, 73-vjeç mësohet se vuante prej kohësh nga një sëmundje të rëndë.
Zef Deda lindi në Shkodër më 27 korrik 1950. Ai ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës dhe ka lënë në teatrin dhe në komedinë shqiptare, gjurmë të forta.
Talenti i tij spikat që në moshë të vogël. Me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arriti të realizojë qindra figura artistike prandaj dhe është mjaft i dashur për publikun shqiptar, sidomos atë shkodran.
Zef Deda është i martuar me znj. Rozina Deda dhe ka dy djem, Julian Dedën dhe Marjan Dedën.