Prezantuesi i Shërbimit Botëror të BBC, Julian Keane ka humbur jetën në moshën 57 vjeçare, një vit pasi u diagnostikua me kancer e pankreasit.
Keane ishte një zë i njohur në radiostacionin global për më shumë se 25 vite. Ai kishte prezantuar programin “Newsday” të rrjetit që nga fillimi i tij në 2012.
Prodhuesit e programit e përshkruanin atë si “të ngrohtë, të qetë dhe të sigurt në këmbë në studio”.
Kolegu i tij Joe Lynam e quajti Keane “një nga zërat më të mirë që do të dëgjosh ndonjëherë në Botë.