Një infermier i spitalit të Tráumës nuk e ka fituar dot betejën me koronavirusin dhe për pasojë ka gjetur vdèkjen ditën e sotme. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë gjatë kohës që u njoftua përditësimi i situatës së Covidit për 24-orët e fundit.
Infermieri 62-vjeçar i cili ndërroi jet ditën e sotme është 63-vjeçari, Pëllumb Maletaj,i infektuar prej disa ditësh me koronavirus.
“Betejën me virusin e rrèzikshëm nuk e ka fituar dot një 63-vjeçar nga Tirana, i cili ka ushtruar detyrën e infermierit në spitalin e Tráumës dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese, me gjithë përpjekjet maksimale të mjekeve dhe infermiereve. I shprehim ngushëllime familjarëve dhe kolegëve për këtë humbje jo vetëm për familjen por edhe për sistemin tonë shëndetësor”, deklaroi sot MSH