Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ishte një ndër personazhet e famshëm që shprehu keqardhjen për ngjarjen e rëndë të shënuar në Londër, ku një zjarr masiv përfshiu ndërtesën 27 katëshe duke shkaktuar dhjetëra viktima dhe të plagosur.
Ajo u shpreh përmes një postimi në “Instagram” se zjarri kishte përfshirë lagjen e saj, ku ajo kishte luajtur.
Së fundmi, ajo ka vendosur t’i bashkohet nismës në nderim të viktimave dhe mbledhjes së fondeve për të mbijetuarit. Mësohet se Rita Ora së bashku me disa nga artistët më të famshëm britanik do të regjistrojnë këngë për viktimat e zjarrit në Londër. Ajo është ftuar nga Simon Cowell që ka menduar krijimin e një kënge për viktimat, duke ftuar të bashkohen edhe Leona Leëis, Craig David dhe Paloma Faith.
(XH.A/SHUPLAKA)