01:06 | 16/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E vërteta e atentatit, pse kisha në makinën time dosjen e gjyqtarit Konomi” flet nga spitali prokurori Arjan Ndoja

21:04 | 05/11/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dalin pamjet/ Ky është “Benzi” që u përdor nga atentatorët për të qëlluar ndaj prokurororit Ndoja në Durrës

Prokurori Arjan Ndoj pohon se nuk është ndjerë në asnjë çast i kërcënuar me jetë, deri në momentin që emri i tij është lakuar në media. Me krah të lidhur dhe me shenja ende të dukshme në trup dhe fytyrë, prokurori i Durrësit qëndron nën survejimin e mjekëve në repartin e Ortopedisë në Durrës. Jashtë dhomës së tij qëndrojnë dy efektivë policie dhe shumë familjarë.

Në një takim të shkurtër me të, ku ishte e pamundur të filmohej, Arjan Ndoji tha për A2 se në bagazhin e makinës së tij ndodheshin disa shkresa, dokumente dhe fotokopje të dosjeve për të cilat ai ka ofruar konsulencë ligjore.

“Unë prej kohësh drejtoj një studio ligjore, ku ofroj dhe konsulencë ligjore për çështje të ndryshme. Ndër to janë disa çështje që lidhen me pronat, por edhe çështje penale, për të cilat unë jam njohës dhe sugjerues. Shpresoj që Prokuroria të tregohet objektive në hetim, pasi këto janë gjëra të ditura dhe unë nuk kam shkelur asnjë ligj apo të drejtë”, tha Ndoj.

I vënë nën akuza për bashkëpunim me grupe kriminale, Arjan Ndoj tha se kurrë nuk ka shpërdoruar detyrën dhe në asnjë rast nuk i ka shërbyer askujt për të përfituar.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë i kërcënuar, ndryshe do të kisha marrë masa të mbrohem. Çdo gjë kisha pritur, vetëm këtë jo. Kisha menduar që mund të më çonin në prokurori, duke më ngritur akuza, por jo deri tek arma. Unë nuk i trembem askujt. Asgjë nuk kam bërë në kundërshtim me ligjin dhe nuk jam shoqëruar kurrë me kriminelë” – deklaroi Ndoj.

Ndoj do të qëndrojë edhe për disa ditë në regjim spitalor. Ai ka dhënë dëshminë e tij, por grupi i prokurorëve tha se pas verifikimit të dokumenteve që janë gjendur në makinën e tij do të ribëjnë një tjetër seancë pyetjesh për të verifikuar nëse në këtë rast prokurori Ndoj ka shpërdoruar detyrën.

Etiketa: arjan ndoja
Pas

“Basha po bën akt patriotik duke takuar të rinjtë”, Aulon Kalaja: Ngjarja e Durrësit do të harrohet për 3 muaj

Para

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për Redjan Rrajën, i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Para
‘Zëri i Amerikës’: Atentat ndaj prokurorit të Durrësit, Rama e akuzoi si të lidhur me krimin

Prokuroria kërkon ‘arrest me burg’ për Redjan Rrajën, i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Ndoja

Discussion about this post

 



Të Fundit

Jorida Tabaku drejt mandatit të deputetit në Tiranë, thellohet diferenca me 1620 vota mes saj dhe Ilir Alimehmetit

Sulmet ajrore izraelite vrasin të paktën 114 palestinezë në Rripin e Gazës

Lufta në Lindjen e Mesme, Trump: SHBA-ja do ta bënte Gazën “zonë të lirisë”

Korçë/ Operacion antidrogë, 2 të arrestuar dhe disa të shoqëruar! Sekuestrohet dhe një sasi kokaine

Thirrje për ndihmë/Dy nxënës të shkollës “At Shtjefën Gjeçovi” humbasin banesën nga zjarri

Rubio: Pa takim Trump-Putin, nuk ka përparim në bisedimet Ukrainë-Rusi

Tensionet nga zarfet e Diasporës, KQZ “përzë” vëzhguesit nga Parku Olimpik

Njoftimi përfundimtar/ Policia refuzoi lejen, PD e vendosur të mbajë protestën në Bulevardin “Zogu i Parë”

Votat e ardhura nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

Zelensky pas takimit me Erdogan: Rusia nuk ka dëshirë të ndalë luftën, kërkohet më shumë presion ndërkombëtar

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.