22:10 | 03/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E vërteta e fotografisë së ushtarit të UÇK-së

10:12 | 28/11/2016
në Aktualitet, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
E vërteta e fotografisë së ushtarit të UÇK-së

Për fotografinë, e cila është përfolur dhe kometuar shumë në media ka reaguar e bija e ish-ushtarit të UÇK-¬së, Xhafer Kadiri. Duke qënë se për këtë fotografi ka pasur interpretime të ndryshme, bija e tij Saranda Kadiri në Facebook, ka treguar të vërtetën e momentit kur është bërë fotoja dhe pse ka qarë babi i saj. Sipas Sarandës babi i saj është fotografuar më, 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit dhe lotët në sytë e babit të saj shprehin dhimbjen e thellë për humbjen e dy komandantëve dhe shokëve të tij, Xhelal Hajda¬Toni dhe Selajdin Mullabazi¬Mici. Po kështu Saranda shpjegon se babai i saj është një njeri i thjeshtë si plot të tjerë që merret me blektori, punon ndershëm dhe pastër dhe i del për zot familjes dhe për të arritur qëllimet e veta dhe të familjes së tij.

Reagimi i plotë:’’ Për herë të dytë po reagoj publikisht për këtë cështje. Ka kohë që po ndihem e dëshpëruar nga komentet e pavërteta, të tipit: uniforma dhe lotët nuk shkojnë bashkë, ose këto lotë janë të njerëzve që lufta i ka zënë “zgabim”, pastaj komente prej më të ndryshmeve ku thuhet se ushtari në fotografi mbledh kanaçe, s’ka shtëpi, ka dalë në TV me lyp ndihmë etj. Prandaj, po i informoj të gjithëve. Babi im, Xhafer M. Kadiri nga Rahoveci, me dëshirë, vullnet e guxim, ka vendosur të marrë pjesë në Luftën Clirimtare të Kosovës. As nuk e ka zënë lufta “zgabim”, as nuk e ka detyruar apo paguar askush t’i bashkohet ushtrisë. Atdhedashuria dhe fuqia e ndjenjës për çlirim e bashkim, ishin shtysat kryesore që ai të linte familjen dhe t’dashurit e tij e t’i bashkohej me siguri të plotë UCK¬së. Ata që e njohin personalisht e dinë shumë mirë këtë fakt. Kur jemi te lotët, personalisht mendoj që lotët dhe uniforma shkojnë bashkë më shumë se cdo gjë tjetër, qofshin lotë gëzimi për clirim, apo lotë dhimbjeje për humbjen e bashkëluftëtarëve. Në këtë rast, fotografija është bërë më 12.11.1998 në fshatin Reti të Rahovecit, dhe lotët në sytë e babit tim shprehnin dhimbjen e thellë për humbjen e dy komandantëve dhe shokëve të tij, Xhelal Hajda¬Toni dhe Selajdin Mullabazi¬Mici. Sa u përket dezinformatave të tjera, ushtari në fotografi është BABI IM, një njeri i thjeshtë si plot të tjerë, punon ndershëm dhe pastër për me i dal zot familjes dhe me i arrit qëllimet e veta dhe të familjes së tij. Ai merret me blegtori dhe bashkë me familjen e tij përkujdeset për fermën e tij, dhe mundohet në çdo mënyrë me i qëndru besnik punës, familjes, njerëzve dhe atdheut. Edhe këto i dinë shumë mirë të gjithë që e njohin personalisht. Nuk është e vërtetë që ai ka kërku ndihmë prej dikujt, në videon e shumë përfolur dhe me gjasë të keqkuptuar nga një numër i madh individësh, ai thjeshtë ka treguar për shkeljen dhe mungesën e trajtimit në mënyrë të duhur të kategorive të luftës nga ana e pushtetit. Ka kohë që kjo fotografi po përdoret për qëllime të caktuara politike apo interesa të tjera personale nga individë apo grupe të caktuara, po e qartësoj që, asnjëherë babi im nuk ka pasur përfitime personale nga këto “lojëra”. Kërkoj që nëse hasni në këso lloj komentesh t’u tregoni njerëzve realitetin, mos e keqpërdorni luftën e drejtë dhe vlerat e saj, mos përdorni askë për qëllime personale, mos bini pre e informatave të pavërteta. Për fund, i përshëndes dhe i falënderoj të gjithë ata që kanë shprehur vazhdimisht respekt dhe dashuri per babin, për luftën, për dëshmorët dhe familjet e tyre, për të pagjeturit dhe për ATDHEUN. Mbetshi mire’’,mbyll postimin e saj vajza.

Pas

Amerikanët të çuditur me shqiptarët, si festoni më shumë Vitin e Ri se Festën e Pavarësisë

Para

Ambasada Amerikane uron shqiptarët dhe publikon foton emocionuese: Gëzuar nga të gjithë ne!

Para
Ambasada Amerikane uron shqiptarët dhe publikon foton emocionuese: Gëzuar nga të gjithë ne!

Ambasada Amerikane uron shqiptarët dhe publikon foton emocionuese: Gëzuar nga të gjithë ne!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Marta Kos: Rrugëtimi i Kosovës drejt BE-së varet nga dialogu me Serbinë, jo nga veprimet e njëanshme

PD pretendon se mungojnë 130 mijë fletë votimi të papërdorura, Meta: ‘Të humbura’ si 130 milionë eurot e avulluara të inceneratorit të Tiranës

Përforcim në ofensivë, Dinamo afron sulmuesin

Gjenden tre bomba, nis evakuimi më i madh në Gjermani pas Luftës së Dytë Botërore

Zgjidhet presidenti i ri në Korenë e Jugut

Trump nënshkruan dekretin për të rritur tarifat mbi aluminin dhe çelikun

Meloni takohet me Macronin dhe Ficon, në krye të axhendës bisedimet për Ukrainën

Trump do të marrë pjesë në samitin e NATO-s në Hagë, konfirmohet edhe prezenca e Ukrainës

Itali/ Policia Bashkiake çmonton grupin e shitësve të drogës, arrestohen dy shqiptarët 20-vjeçarë! Njëri me precedentë penalë

Danimarka ndryshon kurs, kalon tek armatimet. Frederiksen njofton lëvizjen

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.