Në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza mungon hemoglobina, një reagenti i nevojshëm që i duhet pacientëve për të kryer analizën e diabetit.
Një pacient nga Burreli është shprehur se nga personeli i spitalit i është thënë që nuk mund të bëhen analizat e nevojshme pasi mungon hemoglobina. Nga insistimi i pacientit pasi dëgjoi që ka një sasi të vogël të këtij reagenti në pavjon dhe duke shtuar që ai vinte nga një qytet i largët dhe nuk mund të vinte dhe një herë tjetër,i pajisur me gjithë dokumentacionin e duhur, personeli i QSUT është shprehur se prioritet në fillim kanë pacientët e shtruar pastaj ambulatorët.
Personeli: Djali ca do bësh do regjistrohesh për shërbimin?
Pacienti: Si mund të veproj unë?
Personeli: Nuk di, po deshe të bësh vizitë…
Pacienti: Tani i bie që ka vetëm në privat, tamam, troç, troç.
Personeli: Unë nuk të thashë privat. Të thashë nëse do të presësh të bësh konsultë…
Pacienti: Jo, kshu i bie ktu se përderisa më kanë dhënë recetën mu, më kanë nis këtu edhe që duhet bërë këtu në shtet.
Personeli: Jo në QSUT nuk ka për momentin, për momentin!
Pacienti: Për momentin, sa zgjat ky momenti?
Personeli: Atë se di. Se kemi ne në dorë, sa të vijë reagenti ne direkt, vjen konfirmimi nga ne dhe themi…
Pacienti: Sepse, nuk është dhe ndonjë gjë e madhe…
Personeli: Ça të them unë?!
Pacienti: Është diçka e thjeshtë.
Personeli: Ca të them unë?!
Pacienti: Kur mungon edhe hemoglobina…
Personeli: Për momentin për ambulatorët.
Pacienti: Tani unë kam ardhur nga Burreli.
Personeli: Nuk e di, ç’rëndësi ka?!
Pacienti: Si ç’rëndësi ka?!
Personeli: Nuk ka rëndësi se ke ardhur nga Burreli dhe duhet të japim mjekimin. Ne kemi njësoj ambulatorë, të lutem. Shërbimin ta jap, të fus te endokrinologu, po për momentin s’kam reagent. Ca të them unë tani?! Ku të fus unë ty kur s’kam reagent?
Pacienti: Jo, më tha që ka, por ka vetëm për spitalin, jo për ambulatorët. Ça është ky problem?
Personeli: Atëherë ça quhet? Është problem, sepse prioritet i jepet pacientit të shtruar pasandaj ambulatorit. I jepet pacientit të shtruar..
Pacienti: Zonjë unë kaluar një çist. Jam akoma me ilaçe dhe dyshohet se më ka ardhur nga kjo gjëja (diabeti).
Personeli: Atëherë çfarë mund të bëjë unë ty? Të të fus te endokrinologu dhe sqarohet me specialistin jo me mua. Unë them hemoglobina e gklukozuar për momentin për ambulatorë nuk ka. Ti thua ‘çështje kjo’.
Pacienti: Ok.
Personeli: Ke të drejtën tënde të ankohesh ku të duash.
Pacienti: Jo, absolutisht që do ankohem. Do ankohem mirë.
Personeli: Patjetër. Ku të duash ti shko. Unë të jap, po deshe të fus te specialisti dhe… laborator me këtë lloj… ja të pyes dhe vajzat te recepsioni.
Pacienti: I ke të gjitha vulat.
Personeli: Nuk është problemi, i je drejtuar laboratorit dhe laboratori biokimik te ne për momentin nëqoftëse kërkon, nuk e bëjmë dot, kështu që flas me vajzat e recepsionit….
Discussion about this post