Një shkëndijë e vetme shprese “ka mbajtur në jetë” Susan dhe David Crouch që kur vajza e tyre u vra nga burri i saj dy muaj më pare në Greqi.
Teksa Babis Anagnostopulos pret gjyqin për mbytjen e gruas së tij, ngushëllimi i vetëm i prindërve të 20-vjeçares së ndjerë dhe arsyeja e vetme që ata duhet të ngrihen çdo mëngjes dhe të përballen me “një të ardhme të zymtë dhe të zbrazët”, është mbesa e vogël Lydia.
Në një intervistë për “Daily Mail”, babai i Caroline, David tha se e shoqja po e trajton mbesën e tyre njësoj si Caroline kur ishte fëmijë.
“Ajo e trajton atë saktësisht sikurse trajtoi Caroline kur ishte fëmijë. Ajo luan me të vazhdimisht kur është zgjuar dhe është vigjilente për tingullin më të vogël kur është në gjumë. Familja është e përqendruar tek Lydia.
Të gjithë tani janë zgjuar në orën 6.30 në mënyrë që Susan të mund të vizitojë varrin e Caroline para se të kthehet për të përgatitur ushqimin e parë të Lydia-s gjatë ditës. Komoditeti që na siguroi prania e Lydias në shtëpi është një faktor lehtësues në të gjithë këtë çështje tragjike.
Por, unë nuk jam një djalë i ri dhe të gjithë jemi të vdekshëm. Kam një shqetësim të thellë se mund të mos jem në gjendje të siguroj Lydian në ato vite kur ajo mund të ketë nevojë për mbështetjen më të madhe. Qëllimi im i vetëm tani është t’i jap jetën më të mirë fëmijës së vajzës sime të mrekullueshme”- u shpreh ndër të tjera babai i Caroline.