07:27 | 02/08/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“E vrava me armën e babait”, dëshmia tronditëse e Lena Pjollës në sallën e gjyqit

15:56 | 29/05/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“E vrava me armën e babait”, dëshmia tronditëse e Lena Pjollës në sallën e gjyqit

Policia e Shkodrës ka arrestuar gjatë paraditës së soptme 42-vjeçarin Lush Pjollaj, i cili ishte në kërkim për një vrasje të ndodhur në vitin 2013. Pjollaj ishte dënuar nga Gjykata me 23 vite burg në mungesë, ndërsa lokalizimi i tij u bë në fshatin Vuksanaj të Dukagjinit.

Pjollaj ka vrarë me armë 49 vjeçarin, Marash Tonaj në fshatin Vuksanaj të komunës Shalë në zonën e Dukagjinit në 2012-tën.

Vrasja dyshohet se e ka zanafillën në vitin 2003, ku vëllai i viktimës, Nik Tonaj mendohet të jetë autori i vrasjes së një çifti bashkëshortësh, Nik dhe Lena Pjolla, të cilët ishin prindërit e 42-vjeçarit që u arrestua sot nga policia.

Por lidhur me vrasjen e ndodhur në vitin 2012 e cila është bërë në bashkëpunim midis Lush Pjollës që u arrestua sot dhe Lena Pjollës motrës së tij, kjo e fundit ka dhënë dëshminë e saj në vitin 2012 për vrasjen e Marash Tonajt.

Lena deklaroi në sallën e gjyqit se kishte qenë vetë dëshmitare e vrasjes së prindërve të saj në vitin 2003 duke shtuar se për vite të tëra kishte pritur që të hakmerrej por nuk kishte mundur pasi sipas saj, edhe shteti nuk e kishte arrestuar dot, deklraronte Lena më 17 Shtator 2012 në Gjykatën e Sjhkodrës.

“I kam parë vetë duke mi vrarë prindërit pasi isha me to, m’i ka vrarë para syve të mi. Gjithë këto vite kam pritur që të vras Nikën por nuk kam mundur. Kam pritur që shteti ta kapte dhe të bënte burg por as kjo nuk ka ndodhur. Nuk munda më kur i shihja që më kanë vrarë prindërit dhe ishin të lirë.Nuk munmd të duroja më. E kam takuar Marashin në rrugë ditën e ngjarjes dhe kam bërë fjalë me të. Kam shkuar tek shtëpia dhe kam marrë automatikun që i përkiste dikur babanë tim dhe me të kam vrarë Marashin duke marrë gjakun e prindërve”. Kështu ka deklaruar para trupit gjykues në gjykatën e shkallës së parë në Shkodër, 34 vjeçarja Lena Pjolli( Guri ) e akuzuar për vrasjen për gjakmarrje të shtetasit Marash Tonaj. ngjarje kjo e ndodhur në Vuksanaj të komunës Shalë në Shkodër, parditen e 12 shtatorit 2012.

Vetë e akuzuara ka rrëfyer para trupit gjykues se Marash Tonajn 49 vjeç, e ka vrarë pasi vëllai i tij  Nikë Tonaj, më 12 korrik 2003 i ka vrarë dy prindërit e saj Nikë e Lula Pjollin. Ajo është një ndër 6 fëmijët e çiftit Nikë e Lula Pjolli të vrarë në këtë fshat më 12.07.2003 nga fqinji i tyre Nikë Tonaj pas konflikteve për vijën e ujit. Autori u dënua në mungesë me 25 vjet burgim. Lena Pjolli, nënë e dy fëmijëve, e divorcuar, është vetëdërëzuar në polici duke pranuar vrasjen dhe duke treguar dhe vendin ku kishte fshehur armën e krimit,një zonë e pyllëzuar në fshatin Vuksanaj. Ajo ka qenë e martuar dhe ka jetuar në Torovicë të Lezhës por është divorcuar dhe pak kohë para se të vetë-dprëzohej në 2012 kishte shkuar tek shtëpia e prindërve në Vuksanaj.

Familja Tonaj , pas ngjarjes së vitit 2003 ishte zhvendosur në fshatin Grudë e Re, ndërsa në Vuksanaj kishin shtëpinë e dikurshme dhe viktima Marash Tonaj shkonte shpesh atje. E pandehura nuk ka shfaqur pendim në atë kohë për atë që ka bërë.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: deshmia e lena pjolleslena pjollalush pjollajmarash tonajnik pjollajvrasje per hakmarrje ne shkoder
Pas

Grida Duma në super formë, i ‘rrëmben’ dasmën së motrës/ Publikohen fotot…

Para

“Jepini Çezarit atë që ai meriton” Rama i përgjigjet Metës, fton dhe Bashën: Ka dhe një letër të shtatë

Para
Rama për raportin e KE: Rekomandim pozitiv dhe pa kushte, mbetet të binden drejtuesit e shteteve të BE-së

"Jepini Çezarit atë që ai meriton" Rama i përgjigjet Metës, fton dhe Bashën: Ka dhe një letër të shtatë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident me fatalitet në Zvicër, humb jetën 16-vjeçari nga Kosova dhe një zviceran

Sllovenia vendi i parë i BE-së që ndalon tregtinë e armëve me Izraelin

Trump urdhëron dy nëndetëse bërthamore të zhvendosen afër Rusisë

Kamboxhia do ta nominojë Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Një 9-vjeçare në Gaza humbet aftësinë për të ecur për shkak të urisë

Ylli i PSG në gjyq për përdhunim, rrezikon deri në 15 vite burg

Vuçiç pas dënimit të Dodikut: Serbia është në situatë të vështirë

Papunësia te njerëzit me ngjyrë në SHBA rritet në nivelin më të lartë që nga tetori i vitit 2021

Pas Spanjës dhe Gjermanisë/ Franca dërgon 40 ton ndihma humanitare nga ajri në Gaza

Shpërthen vullkani në Indonezi, kolona e hirit mbi 10 km e lartë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.