09:07 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

E vuajti mungesën e CR7, këto janë tre “9-at“ në orbitën e Realit të Madridit

14:30 | 17/08/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
E vuajti mungesën e CR7, këto janë tre “9-at“ në orbitën e Realit të Madridit

Real Madridi po ndjek një “9” të aftë për të mbushur, të paktën pjesërisht, hendekun e mbetur nga largimi i Cristiano Ronaldos, që të mbajë ngarkesën e tij (mesatarisht) prej 50 golash ​​sezonalë. Sipas “AS”, janë ende tri opsione të mundshme: Timo Ëerner (Leipzig), Rodrigo (Valencia) dhe Mauro Icardi (Inter).

Për Werner, 22 vjeç, në axhendën e Real Madridit që nga vera e kaluar, e panjohura do të ishte mungesa e përvojës në nivele të caktuara; ashtu si për Rodrigo, i cili është i preferuari i Julen Lopetegui, por ka një klauzolë prej 120 milionë euro dhe nuk është një sulmues i mirëfilltë.

Valencia do të lejonte që të shkonte në 80 milionë. Prej tri opsioneve, më shumë i sigurt në frontin e golashënimit është Icardi. Ylli argjentinas i Interit ka realizuar 98 gola në katër sezonet e fundit me zikaltrit. Emri i tij shpesh është lidhur me “Los Blancos”.

Ai do të ishte ideal për nevojat e Real Madridit, por tregu (në hyrje) në Itali mbyllet sot, në orën 20:00 dhe Interi do ta gjente veten në këtë mënyrë në pozitën e të mosqenit në gjendje për të gjetur një zëvendësues. Për pasojë, do ta kundërshtojnë shitjen e Icardi.

Ndërsa “AS” ngre pyetje në lidhje me blerjet e mundshme në repartin e përparmë të kampionëve të Europës në fuqi, “Marca” analizon arsyet pse Real Madridi nuk ka kaluar ende rreth 300 milionë euro investime në përforcime, sa ka përfituar nga shitja e Ronaldos, James Rodriguez, Morata, apo Kovacic.

Në të vërtetë, arsyeja është kjo: për Florentino Perez, i vetmi që meriton një investim maksimal është Neymar, objektiv i cili bëhet çdo ditë e më i vështirë nga muri i ngritur prej PSG. Një dorë Realit mund t’i japë UEFA. Sipas “Marca”, llogaritë e klubit francez janë ende nën shqyrtim, veçanërisht në lidhje me kontratat e sponsorizimit, të paraqitura nga PSG, që vijnë nga Katari.

Deri në fund të gushtit, emri i ekipeve të hetuara nga UEFA për “fair play financiar” nuk do të njihet për të mos ndërhyrë në ekuilibrat e merkatos. Përveç PSG, në këtë drejtim mund të ketë probleme edhe Barcelona.

Sidoqoftë, përtej Neymar, trajneri Lopetegui pretendon blerje: një qendër dhe një anësor majtas, përveç sulmuesit, pasi qëndrimi i Luka Modric në “Bernabeu” u sigurua. Deri më tani asnjë shpenzim i çmendur, edhe nëse deri më 31 gusht gjithçka është e mundur./Telesport

 

 

 

Etiketa: Reali i MadriditRonaldo
Pas

U shpëtoi jetën motrave binjake, vjen shpërblimi për gjestin heroik: I riu nga Fieri do nisë punë si elektricist

Para

”Kimikati” përlotet pas largimit nga Portokalli: Ka disa fjalë për drejtuesit e emisionit dhe televizionit

Para
Kolegu i bën “gjëmën” Xhemi Shehut. Çfarë i zbuluan nga pishina?

''Kimikati" përlotet pas largimit nga Portokalli: Ka disa fjalë për drejtuesit e emisionit dhe televizionit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Meta kërkon lirinë, mbahet sot seanca në Apelin e GJKKO-së

Tragjedi në Irak/ Pesëdhjetë persona humbën jetën apo u plagosën në një zjarr të madh në një qendër tregtare

Kërcënimi i SHBA-së me tarifa rrit rrezikun për Evropën teksa shtohet frika për luftë tregtare

Ngërçi politik në Kosovë/ Sot seanca e 48-të për konstituimin e Kuvendit

Foshnjat e krijuara duke përdorur ADN-në e tre personave lindin pa sëmundje të trashëgueshme

Izraeli godet Damaskun, SHBA: Është rënë dakord për hapa specifikë që i japin fund dhunës në Siri

Mirëmbajtja e sistemit financiar shqiptar, 1.7 milionë euro për dy vjet

Këmbimi valutor 17 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Shkarkimet te pushteti vendor, Instituti i Bashkive: Cenojnë autonominë e pushteteve

Fotot/ Rama pret në Rinas Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.