Moderatores së njohur nuk i mungojnë fansat, por po ashtu edhe kritikët. Disa episode të emisionit të saj “ Dua të të bëj të lumtur“, kanë ngjallur dhe debate, sic ishte ai i Arditit, që kërkonte të lidhej me një vajzë, të cilën e kishte njohur përmes rrjeteve sociale.
“Produksion palaco, turp t`ju vijë që talleni me njerëzit“, ishte një nga mesazhet më kritike. “Turp për emisionin që mori përsipër këtë histori pa lidhje, a s`kishit ca me mbush programin“, thoshte një tjetër. “Turpi i mbetet Top Channel për këtë degradim“, vazhdon komenti negativ i radhës.
Arbana Osmani, ashtu sic ndodh shpesh, ka preferuar të mos komentojë, por në InstaStory bëri një postim ku tregonte se emisioni kishte qenë mjaft I suksesshëm sipas saj, nisur nga numri I klikimeve në Youtube që shkon në 1 milionë!!!!