Fjoralba Ponari është një ndër moderatoret më të njohura të ekranit, e cila së bashku me Edi Manushin prezanton në emisionin e fundjavës “E diell”.
Por një video e moderatores bëri xhiron në rrjet ditën e djeshme.
‘Fatmirësisht sot të lindësh e bukur nuk është vetëm çështje fati, është edhe çështje profesionalizmi…”, tha moderatorja dhe kjo video nuk i shpëtoi blogerit të njohur Olti Currit.
Ky i fundit publikoi një video me anë të së cilës shkriu së qeshuri ndjekësit e tij pasi tha:
“Sigurisht që bukuria është çështje profesionalizmi. Psh një shofer është i bukur si një gomë rezervë, një këngëtar është i bukur si një mikrofon, një gjinekolog është i bukur si… si ta them…”.
Por si e ka pritur Fjoralba këtë reagim të Oltit?
Moderatorja i komentoi Oltit në video dhe i tha:
“E mo po mos i prit sipas qefit videot promocionale”. Ata vazhduan të bënin disa komente dhe Olti ia ktheu: “Prite qepe si te duash lapsusi ishte yll”.
Fjoralba: “Çeshtja eshte se po ta ofroje te plote, sdo kishe cte ironizoje ktu e cte kenaqje popullin.”
“Me thene te drejten kaq sa ke thene mjafton, nuk ka rendesi çfare ke thene ne vazhdim sepse lapsusi eshte ne kete qe thua: “Fatmiresisht sot te lindesh e bukur nuk eshte vetem çeshtje fati, eshte edhe çeshtje profezionalizmi”… Sipas teje te lindesh e bukur nuk eshte vetem fat por edhe profesionalizem!!! Si lind i bukur me profesionalizem ? Duke nderhyre ne laboratoret e gjinekologjise ne ADN ? Nese ishe duke i bere reklame laboratoreve te paligjshem te nderhyrjes ne gjenetiken njerezore atehere terhiqem.”, mbylli diskutimin blogeri.