Tifozët e Juventus por edhe fansat e tij në mbarë botën mezi presin startimin e Cristiano Ronaldos me Juventusin, kjo ditë nuk është aspak larg. Nesër do të luhet ndeshja startuese në Serie A. Ndeshja e parë e sezonit të ri do të jetë ajo midis Juventusit dhe Chievos. Në këtë takim hapës , bardhezinjtë do të jenë mysafirë të veronezëve. Në prag të kësaj ndeshje në një deklaratë për mediat italiane ka dal tekniku i Juves, Massimiliano Allegri.
Tekniku ka bërë me dije që Ronaldo në këtë sfidë do të luajë titullar. Ndërkohë që ka zbuluar edhe 5 emra të tjerë që do të jenë titullarë në këtë sfidë.
Gjatë deklaratës së tij Allegri ka thënë: “Ky do të jetë një sezon shumë interesant i Serie A, me shumë lojtarë të mëdhenj përreth, dhe ne kemi një prej tyre, Cristianon. Ronaldo do ta bëjë nesër debutimin me ne në Serie A. Konfirmoj se titullar nesër do të jetë edhe Szczesny, Chiellini, Pjanic, Cancelo dhe Alex Sandro”, tha mes të tjerash tekniku italian. (B.H/Faxweb)