Rey Manaj do të prezantohet te Barcelona B brenda javës. Marrëveshja ndërmjet Albacetes dhe klubit katalanas është arritur dhe shqiptari do t’i bashkohet katalanasve. Zgjedhje e çuditshme nga shqiptari, pasi skuadra e dytë e Barcelonës ndodhet në Ligën e Tretë të Spanjës.
Sport shkruan se lojtari po arrin drejt Barcelonës. Ai do të prezantohet të martën ose të mërkurën, ndërsa mund të shohë nga stadiumi ndeshjen kundër Badalonas. Manaj do të firmosë për 4 vite me ekipin e dytë të Barcelonës me ëndrrën e madhe të veshë fanellën e ekipit të parë.