Pas masakrës së 4 tetorit në ish-Bllok ku një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur, këngëtarja Elvana Gjata është shpallur në kërkim nga policia. Edhe pse s’kemi ende asnjë gjurmë nga ajo miku i saj më i mirë, Ermal Mamaqi ka ndarë në Instagram disa foto të këngëtares, të shkëputur nga filmi “Dy gisht mjaltë”.
Mamaqi krahas videos sqaron se shqiptarët do kenë mundësi ta shohin filmin në çdo kinema të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Kosovës.
“2 Gisht Mjaltë… PostProduction…
Së shpejti një Film Komedi i mbushur me dashuri dhe humor që do ju bëjë më të lumtur…
Në të gjitha Kinematë Shqipëri,Kosovë,Maqedoni”, shkruan ai. (J.D/Faxweb.al)