Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka anuluar tenderin për projektimin dhe ndërtimin e rrugës Milot-Fier, e cila është akuzuar vazhdimisht si një aferë korruptive, nga e cila synohej të zhvateshin miliona lekë.
Vendimi është marrë pak ditë më parë dhe është botuar në faqen e Agjencisë së Prokurimeve Publike. Projekti me vlerë 1.18 miliard dollarë është anuluar me arsyetimin se oferta e paraqitur nuk përputhet me kriteret e përcaktuara në dokumentacionin e tenderit.
Rruga është parashikuar të jetë 115 kilometra, autostradë e kategorisë A dhe sipas projektit duhej të ndërtohej nga privatët në formën e një koncensioni. Gara për këtë rrugë u hap në 1 korrik përmes një ceremonie, ku ishin të pranishëm krerët e shtetit.
Me shumë mundësi do të ketë një rihapje të dytë të garës, për të parë nëse do të ketë kompani që i plotësojnë kriteret e vendosura nga MIE.
Discussion about this post