Për virusin Ebola i cili tronditi botën muajt e fundit tashmë do të dal në treg një vaksinë. Sipas ekspertëve në vitin 2018 një vaksinë eksperimentale kundër virusit vdekjeprurës të Ebolas mund të jetë e disponueshme. Eksperimentet për këtë vaksinë u bënë në Guine, në një prej vendeve afrikanoveriore më të prekura nga epidemia e Ebolas. Ky eksperiment tregoi një mbrojtje 100 për qind nga virusi dhe tani vaksina po i nënshtrohet tani procedurave të përshpejtuara për të siguruar aprovimin zyrtar, shkruan Top Channel.
Kompania prodhuese “Merck” ka prodhuar 300 mijë doza të vaksines “rVSV-ZEBOV”, e disponueshme për përdorim nëse epidemia do të shpërthejë sërish. “Gavi”, aleanca globale e vaksinave ofroi 5 milionë dollarë për sasinë e prodhuar me qëllim parandalimin e kësaj sëmundjeve.
Sipas revistës shkencore “The Lancet” gati 6.000 persona që kishin kryer vaksinën ishin çliruar nga virusi 10 ditë më vonë. Ndërsa vetëm një person i vaksinuar pati efekte anësore, të tilla si temperatura, por më vonë e mori veten. Po kështu për fëmijët nuk është testuar ende kjo vaksinë. Megjithatë ekspertët e cilësojnë atë si një arritje të madhe, e cila do të mund të shpëtojë mijëra jetë njerëzish. (J.V/Shuplaka)