Vdekje tragjike për dy shqiptarë në Milano të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 19:20.
Dy shqiptarët kanë qenë duke ecur në shinat e hekurudhës në momentin që treni i nisur nga Milano për në Varese po ecte me shpejtësi të lartë, shkruan gazeta italiane “La Repubblica”.
Pavarësisht përpjekjeve të makinistit për të ndalur trenin, përplasja ka qenë e pashmangshme.
Viktimat janë të moshës 25 dhe 30 vjeçare, identiteti i të cilëve nuk bëhet ende i ditur.