Mbrëmjen e djeshme në Shkodër ka humbur jetën një 17-vjeçare në mënyrë tragjike pasi është përplasur nga një automjet. Mjeti tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po lëvizte me biçikletë.
DETAJE:
Në orën 23:10, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në aksin rrugor Shkodër -Koplik në vendin e quajtur tek 5 Heroj, fshati Dobraç ka ndodhur një aksident.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë ku kanë konstatuar se një mjet tip “Suzuki” me targe AA 179 GD, ka aksidentuar me vdekje shtetasen D. Ç. 17 vjeçe, banuese në lagjen “Naim Gjylbegu” Shkodër, e cila po levizte me biçikletë.
Policia ka bërë shoqërimin e drejtuesit të mjetit, shtetasin Angjelin Gila 29 vjeç banues në fshatin Bogiç Malësi e Madhe, në ambjentet e Komisariatit të Policisë Shkodër për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (J.V/Shuplaka)