Në prangat e policisë ka rënë një 39-vjeçar pasi nuk iu bind urdhrave të policisë për të ndaluar pasi ecte në sens të kundërt në qytetin e Pogracedit.
DETAJE:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Erion Mërtiri, 39 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 16.11.2017 në lagjen nr 3 në Pogradec, ky shtetas duke lëvizur me mjetin tip “Alfa Romeo”, me targa AA 852 MD në sens të kundërt të lëvizjes të mjeteve, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për dhënien e dokumentacionit, si dhe i ka kundërshtuar këta të fundit gjatë shoqërimit për në Komisariat.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale : “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/2 të Kodit Penal. (J.V/Faxweb)