Në prag festash, ashtu siç edhe ishte paralajmëruar Ed Sheeran ka publikuar një version më të ri të hitit të tij, “Perfect” në bashkëpunim me Beyonce-n.
“Perfect Duet”, quhet bashkëpunimi që sjell bashkë dy nga zërat më të mirë në një version të ri këngës së Sheeran i cili po korr shumë sukses.
Ashtu siç mund të dallohet edhe posteri, kënga mendohet të kthehet në “Këngën Festive të Vitit” dhe të kryesojë klasifikimet botërore muzikore. Zëri i Beyonce sjell një melodi të magjishme në këtë këngë.Për më tepër shikoni videon e mëposhtme. (J.V/Faxweb)
Discussion about this post