Ylli i muzikës pop Ed Sheeron, theu rregullat e protokollit mbretërore duke prekur Princin Charles në krah, në vend që thjesht të tundte dorën.
Pavarësisht se ishte një sjellje që tregonte dashamirësi, këngëtari i Shape of You e shtriu dorën duke e vënë në krahun e Mbretit të ardhshëm. Ed Sheeron u nderua nga Princi Charles me çmimin MBE në Pallatin Buckingham për kontributin e tij rreth gjashtë vite në muzikë.
Por 26-vjeçari dukej i pavendosur nga “gabimi i tij”, duke këmbëngulur se ai kishte pasur një bisedë të mirë me Princin e Uellsit.
“Ai më pyeti nëse po zhvilloja turne dhe i thashë se do të marr pjesë në një koncert në Nju Jork nesër dhe ai ishte mjaft i befasuar,” u shpreh ai.
Këngëtari mund të takojë përsëri Princin Charles vitin e ardhshëm, pasi Sheeran nuk e përjashtoi mundësinë e marrjes pjesë si përformues në dasmën e princit Harry dhe Megan Markle.(M.Q/Faxweb)