Shifrat e aktivizimit të Edgar Çanit gjatë këtij sezoni te Piza janë për një rekord më vete. Sipas mediave lokale italiane në një alnalizë të tyre ka rënë në sy fakti se sulmuesi shqiptar në 26 ndeshje gjithsej që ka luajtur mes Serisë B dhe Kupës së Italisë, është aktivizuar plot 17 herë si zëvendësues. Me pak fjalë, Çani është një zëvendësim thuajse i sigurt te Piza gjithnjë që e nis ndeshjen nga stoli.
Por në analizën e statistikave të skuadrës së Serisë B, janë të pransishme edhe numri i madh i kartonëve të kuq. Por Xhenaro Gatuzo ka marrë 3 kartonë të kuq gjatë këtij sezoni, duke treguar se si në fushë, si në pankinë, karakteri i tij mbetet i njëjtë. (J.V/Shuplaka)