Ka shkuar në 5 numri i prokurorëve që kanë depozituar aplikimin e tyre për ti zënë vendin, përkohësisht Adriatik Llalës. Thksojmëse afati për dorëzimin e aplikimit është sot deri në orën 18:00.
Pas Arta Markut, Ferdinand Elezit, Besnik Muçit dhe Arqile Koçës, edhe një tjetër prokuror ka depozituar dokumentet. Bëhet fjalë për prokurorin e Prokurorisë së Tiranës, Granit Shahu ai i cili ka dorëzuar aplikimin në Kuvend.
KANDIDATURAT:
Arta Marku
Arta Marku, ka ushtruar funksionin e saj të prokurores pranë prokurorisë së Shkodrës. Ajo ka mbaruar studimet e magjistraturës dhe se ka mbajtur dhe postin e drejtueses së njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Shkodrës. Marku është nëna e dy fëmijëve dhe është e martuar me një oficer të Policisë Gjyqësore, që ushtron detyrën e tij në prokurorinë e Lezhës. Prokurorja Marku është dhe një figurë e papërfolur nga politika dhe duket si figure që mund të marrë konsensusin nga të dyja forcat politike. Deri më tani ajo është e vetmja femër kandidate për postin e kryeprokurorit. Kujtojmë se Ina Rama e zgjedhur nga Partia Demokratike ka qenë kryeprokurorja e parë dhe e vetme femër në historinë e shtetit shqiptar.
Ferdinand Elezi
Kandidatura e dytë që plotëson kriteret për të qënë kryeprokuror është Ferdinand Elezi. Ky i fundit momentalisht ushtron detyrën e tij, si drejtues i Prokurorisë së Apelit Durrës. Elezi në shumë vite me radhë ka qënë drejtues prokurorie në Kavajë, Durrës, Korçë dhe Fier. Elezi, vjen si prokuror nga rradhët e policisë, ku vite më parë ka ushtruar detyrën si shef komisariati në shumë rrethe.
Henrik Ligori
Një tjetër kandidaturë shumë e përfolur kohët e fundit është dhe Henrik Ligori. Ligori njihet si bashkëshorti i Shegushe Ligorit, ish-deputetes së PS për qarkun e Elbasanit. Ligori ka mbajtur për shumë vite postin e zv/kryeprokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe zv/drejtuesit të Prokurorisë së Tiranës. Për shkak të lidhjeve dhe mbështetjeve të segmenteve të caktuara nga Partia Socialiste, Ligori synon të jetë kryeprokurori i përkohshëm Shqiptar.
Besnik Muçi
Megjithëse zyrtarisht nuk e ka pranuar se ai ka kandiduar për të qënë kryeprokuror i përkohshëm, Besnik Muçi sërisht nuk e ka quajtur të mbyllur këtë kapitull, duke u shprehur se mund të kandidojë. Muçi, aktualisht është pjesë e prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai përmbush kriteret ligjore dhe se karriera e tij fillin në prokurorinë e Tiranës. Pikërisht në këtë prokurori ai ka hetuar dosje si mbikalimin e “Zogut të zi”. Pas përplasjeve me kryeprokurorin e kohës Theodhori Sollaku, Muçi ka vendosur të japë dorëheqjen nga prokuroria dhe më pas të fillojë punë pranë Policisë së Shtetit. Pas largimit të Sollaku, Muçi rikthehet sërisht prokuror pas një vendimi të marrë nga Ina Rama, e cila e caktoi tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Muçi në këtë garë njihet më tepër si kandidat i mbështetur nga Partia Demokratike.
(J.V/Faxweb)
Discussion about this post