15:38 | 12/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

 “Edhe farsa i dështoi”, Ndoka: Rama peng i oligarkëve. Çfarë pritet në protestën e 25 majit

17:41 | 22/05/2019
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
 “Edhe farsa i dështoi”, Ndoka: Rama peng i oligarkëve. Çfarë pritet në protestën e 25 majit

I ftuar në studion e televizionit Fax News, kreu i Partisë Demokristiane Nard Ndoka ka folur për situatën politike në vend. Ndoka tha se kriza politike në vend është e thellë dhe se kryeministri Rama nuk e kupton realitetin ku është futur sistemi.

“Vendi është në krizë të thellë politike. Si një burrë shteti Rama duhet të largohej. Ai duhet ta kuptojë që është i vetëm.”

Ndoka ka komentuar atë që thuhet shpesh nga maxhoranca se kriza në vend është artificiale.

“Kryeminstri e kupton se kriza politike është e thellë, por nuk kupton realitetin ku është futur sistemi. Skandalet e ministrave të Ramës tregonin për një krizë morale, që i hapte rrugën largimit të kryeministrit. Rama duhej të përballej me drejtësinë. Edhe farsa i dështoi me ata kandidatët që s’e dinin që ishin pjesë të listave.”

Nard Ndoka është ndalur më tej te diskutimet për një dialog mes palëve, duke theksuar se një dialog nuk mund të ketë, pasi vetë Basha e ka thënë hapur në publik.

“Basha e ka shpallur kauzën e vet politike. Ai nuk pranon që të ulet në tryezë me Ramën, sepse Rama është një personazh që se mban fjalën. Në këtë sens Basha ka të drejtën morale  politike.”

Kreu i PDK ka komentuar më tej reagimin e Metës për reformën në drejtësi, duke thënë se reagimi i tij nuk ka qënë i vonuar, por premanent. Më tej shton se Meta nuk mban asnjë anë politike, por mban një linjë institucionale.

Ndoka mendon se Presidenti nuk ka shprehur ndonjë dëshirë për shtyrjen e zgjedhjeve, për t’u hapur zgjedhjeve parlamentare.

“Meta ka pasur një shqetësim premanent. Përderisa s’kemi gjykatë kushtetuese, këtu nuk ka shtet. Aq më tepër që opozita nuk është në parlament. Ndosha kryeministri e ka bërë me vetëdije. Ai nuk pranon kryetarin e lartë të shtetit. Kostoja e qëndrimit të Ramës është një kosto e madhe.  Për fatin  e  keq Rama se njeh mirë sistemin. Ai mendon që shteti organizohet mes portalit dhe burgut.

Presidenti Meta është ndër të vetmit që mban linjë institucionale. Presidenti Meta ska qënë në anën e opozitës dhe s’ka shprehur ndonjë dëshirë për shtyrjen e zgjedhjeve, për tu hapur rrugë zgjedhjeve parlamentare.

Meta  di të ndajë politikën me pjesën institucionale në mënyrë të ndershme.”

Çfarë pritet në protestën e 25 majit?

“Nuk është deklaruar gjë në aspektin  e rrëzimit fizik të Ramës. Vetë protesta, pjesëmarrja qytetare e lartë tregon shumë.

Rama e kupton që një masë e madhe e qytetarëve janë kundër tij. Ai është peng i oligarkëve. Në ktë sens presioni i tij është prej oligarkëve. Unaza e Re është gropë korruptive shumë e madhe. Është kulla që do ndërtohet në Tiranë.

Shembja e stadiumit, ndarja e madhe, shumë afera që ë shoqërojnë. Ky është peng i oligarkëve. Zgjedhjet s’janë fund i botës. Ne themi largohu nga posti hapi rrugë zgjedhjeve.”

Në fund të bisedën Ndoka ndalet te komunikimi që përdor në rrjetet sociale.

“Sarkazma është mjeti im i komunikimit. Me një fjali godet. Për shembull ne e shohim se ambasadat e huaja monitorojnë vendin tonë, shpesh  e tejkalojnë, duke u bërë qesharake. E bëj që ta kuptojnë që shqiptarët kanë një pjekuri politike, për ti parë gjërat në thelb.”

 

Etiketa: nard Ndokaprotesta e 25 majitrama te liroje postin
Pas

“Shkrihet edhe Gjykata e Lartë”, Halimi: Nga sot nuk shqyrtohet asnjë dosje, drejtësia në kolaps

Para

Pas dëshmisë tek Krimet e Rënda, Bejleri flet për FaxNews: Është e gjithë politike, do e ndjek deri në fund çështjen

Para
Pas dëshmisë tek Krimet e Rënda, Bejleri flet për FaxNews: Është e gjithë politike, do e ndjek deri në fund çështjen

Pas dëshmisë tek Krimet e Rënda, Bejleri flet për FaxNews: Është e gjithë politike, do e ndjek deri në fund çështjen

Discussion about this post

 



Të Fundit

NATO zgjeron aftësitë satelitore për të monitoruar situatën në Ukrainë

Sulmon Hamasi, vriten pesë punonjës të fondacionit amerikan të gazës

Prag lufte në rajon, SHBA largon personelin e ambasadës në Irak

“Logjikë nën nivelin e një 12-vjeçari”, Rama reagon pas vendimit të gjykatës: Shpifja e Bashës ndaj meje u hodh poshtë se s’më hoqi nga detyra!

“Qyteti do digjej me themel”, Trump aktivizon marinsat për të shtypur protestat

Indi/ Avioni u përplas me godinat e konviktit të mjekësisë, 60-të studentë të plagosur, 2 prej tyre në kujdesin intensiv

Doganat e Ballkanit perëndimor dhe BE mblidhen në Tiranë, masa konkrete për të lehtësuar bizneset drejt tregut europian

Nderohet Bujar Bukoshi, Kurti: Ishte mbështetës dhe kritik i rezistencës

Rëndohet bilanci i tragjedisë ajrore, viktima edhe në godinën ku u përplas avioni i “Air India”

Statusi i Ramës, reagon Gjykata Kushtetuese: E papranueshme çdo formë ndikimi për të vënë në dyshim autoritetin dhe reputacionin tonë! Jemi të pavarur në ushtrimin e funksionit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.