Në debatin e mbrëmjes së sotme në “Opinion” gazetarët i kanë drejtuar pyetje të shumta kryetarit të Bashkisë së Tiranës mbi ndërtimet shumëkatëshe që planifikon të ngrejë së shpejti.
Në debat e sipër, Veliaj është përpjekur të delegjitimojë shqetësimin profesional dhe moral të gazetares së Monitor, Ornela Liperi, duke iu përgjigjur se “Ju që flisni kundër kullave, jetoni rehat në kullat e pronarëve të mediave tuaja.”
Por gazetari i Klan, Fatos Hakorja, në një moment të mëvonshëm, i është përgjigjur Veliajt duke i thënë se nuk mund t’i akuzojë gazetarët për kullat, lejet e të cilave, pronarët në fakt i marrin prej tij.
(E.L/Faxweb)