14:18 | 19/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edhe Këshilli i Evropës ”shuplakë” Ramës: Paketa antishpifje bie ndesh me të drejtat e njeriut

11:51 | 17/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edhe Këshilli i Evropës ”shuplakë” Ramës: Paketa antishpifje bie ndesh me të drejtat e njeriut

Komisionerja për të Drejtat e Njeriut në Këshillin e Evropës, Dunja Mijatović ka kritikuar paketën “anti-shpifje” të Qeverisë shqiptare, e cila është planifikuar të kalojë nesër në Kuvend.

Mijatović shprehet thellësisht e shqetësuar për këtë paketë të Qeverisë së Edi Ramës dhe kërkon ndërhyrje urgjente për përmirësimin e saj.

“Jam shumë e shqetësuar të mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar vazhdoi me shqyrtimin e dy projekt-ligjeve, të njohura si “paketa anti-shpifje”. Këto ligje kanë nevojë urgjente për përmirësim. Disa dispozita nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e medieve”, thuhet në reagim.

Kujtojmë se ky draftprojektligj i qeverisë është pritur me kritika të forta dhe në vendin tonë, ku dhjetra shoqata gazetarësh e kanë cilësuar këtë iniciativë të Ramës, të paligjshme dhe që synon instalimin e diktaturës.

Ditën e nesërme dhe të enjten gazetarët kanë organizuar një protestë përpara Kuvendit, duke tentuar të presionojnë qeverinë për të hequr dorë nga projektligji.

Deklarata e plotë:
Jam thellësisht e shqetësuar kur mësoj se këtë javë Parlamenti shqiptar ndoqi shqyrtimin e dy projektligjeve, të njohur si “Paketa Anti-Shpifje”. Këto ligje kanë nevojë për përmirësim urgjent. Disa dispozita në të vërtetë nuk janë në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut që mbrojnë lirinë e shprehjes dhe lirinë e mediave.

Unë jam veçanërisht e shqetësuar që kompetencat diskrecionale që u janë dhënë organeve rregullatore, mundësia e vendosjes së gjobave të tepërta dhe bllokimi i faqeve të internetit të mediave pa një vendim gjyqësor, si dhe futja e rregullimit shtetëror të mediave në internet, mund të sjellin një goditje të fortë për lirinë e shprehjes dhe liria e mediave në vend. Është me rëndësi të madhe të sigurohet që Interneti të mbetet një forum i hapur dhe publik dhe mbizotëron vetë-rregullimi nga media, përfshirë mediat online.
Prandaj, unë i bëj thirrje anëtarëve të Parlamentit të Shqipërisë që të rishikojnë draftet aktuale dhe t’i afrohen ato me praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut dhe standardeve të Këshillit të Evropës
.


(E.K/Faxweb.al)

Pas

Reporterët pa Kufij: Në vitin 2019 u vranë 49 gazetarë, 389 mbahen të burgosur dhe 57 peng

Para

“O shokë kryetarë kooperativash…”, Fuga për paketën antishpifje: Shoqëria piramidale godet sërish

Para
“Projekti tinzar, kërkojnë të na vënë në shërbim të qeverisë”, Artan Fuga thirrje për grevë në universitete: Të ngrihemi më këmbë

“O shokë kryetarë kooperativash...”, Fuga për paketën antishpifje: Shoqëria piramidale godet sërish

Discussion about this post

 



Të Fundit

SPAK kërkon 6 muaj burg për deputetin e PD që shkaktoi aksident në gjendje të dehur

Xi Jinping dhe Putin diskutojnë për krizën në Lindjen e Mesme

Të paktën 240 të plagosur nga sulmet iraniane në Izrael

Turqia rrit gatishmërinë ushtarake, forcon sigurinë në kufirin me Iranin

Arrestohet në Rinas 25-vjeçari në kërkim nga Kosova, tentoi të hynte me dokumente false

Ilir Meta për Fax News: Shqipëria nuk është më shtet, por territor i kontrolluar nga “Rilindja”

Porti i Durrësit/Policia Kufitare arreston një 25-vjeçar të kërkuar në Kosovë për vepra penale

Berisha: Kompanitë e kartelit të Troplinëve vazhdojnë aktivitetin pa u shqetësuar, PD nuk njeh farsën elektorale

Berisha denoncon: Deputeti Arkend Balla punësohet në kompaninë e kartelit të Troplinëve

Avokati Kujtim Cakrani për Fax News: Ilir Meta ka 6 vite nën hetim nga SPAK

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.