Bashkëshortja e kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, Anita Haradinaj, tregon vështirësitë që po kalon gati dy muaj pas arrestimit të të shoqit.
E ftuar në emisionin “Rudina”, Anita Haradinaj tregon se ndihet e çuditur për shkak të zvarritjes së procesit gjyqësor vetëm për shkak të mungesës së provave dhe më tej tregon se si ia ka dalë vetë mbanë për të gjitha.
”Procesi i Hagës ka zgjatur 10 vite dhe gjithçka e kam bërë vetë… jam mësuar të funksionoj vetë, por nuk doja që të mësohem dhe doja t’i kurseja fëmijët nga ndjenja e keqe që mund t’i japë drejtësia, gjyqësori”.
Ndërkohë ajo tregon se Ramush Haradinaj ndodhet në në shtëpinë e Konsullit në Strazburg dhe në gjendje të mirë, në pritje për t’u kthyer në Kosovë.
Ndër të tjera, Anita tregon se si jeta e ka përballur me vështirësi, por pavarësisht kësaj ajo ka arritur ta mposhtë dhimbjen.
“Mendoja se më ishin harxhuar lotët. Kur humba time më nuk kam qarë fare dhe fillova që të shqetësohesha. Kur ndodhi kjo me Ramushin kaluan tre -katër ditë dhe një moment jam ulur dhe i kam thënë tim vëllai: Nuk mundem më!”, janë fjalët prekëse të Anitës.
Haradinaj është arrestuar në Francë më katër janar për shkak të disa urdhërarresteve serbe, dhe që atëhere ka mbetur atje, në pritje të vendimit të Gjykatës së Apeli në Colmar. (D.D/Shuplaka)