Jo vetëm kryeministri Edi Rama, por edhe Lindita Nikolla duket të jetë fanse e futbollit. Përmes një videoje të publikuar në Facebook, ajo ka zbuluar se po e ndjek ndeshjen në sheshin e Rrëshenit “Abat Doçi”
“LIVE nga sheshi i Rrëshenit “Abat Doçi”, Finalja e madhe e Champions League ”, shkruan Nikolla krahas videos.
Christiano Ronaldo e nisi mbarë përballjen me Juventusin duke shënuar golin e parë vetëm në minutën e 20. Mirëpo Mandzukic ia preu gëzimin vetëm 7 minuta më pas, kur shënoi golin e barazimit, një perlë e vërtetë që shkaktoi mjaft gëzim e brohorima të tifozëve në stadium.
Ndeshja finale e “Champions League” duket se do të përcjellë mjaft emocione sonte. Bardhëezinjtë e drejtuar nga Masimiliano Alegri, janë në kërkim të titullit të tretë në këtë kompeticion, ndërsa kampioni në fuqi i Europës, kërkon sot fitoren e 12. (D.D/Shuplaka)