19:22 | 31/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Edhe në rrjetin e prostitucionit del Rama e Veliaj”, PD reagon për përgjimet ndaj Hermes Nikajt: Një prezantuese televizive…

15:05 | 29/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Edhe në rrjetin e prostitucionit del Rama e Veliaj”, PD reagon për përgjimet ndaj Hermes Nikajt: Një prezantuese televizive…

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Gazment Bardhi ka komentuar zbardhjen e përgjimeve të bisedave telefonike mes Hermes Nikajt, njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës” dhe personave të përfshirë në një rrjet krimial të prostitucionit, për të cilat thotë se blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur.

Sipas Bardhit, në këtë rrjet kriminal, u konstatua se vota u shit me 20 mijë lekë, ndërsa sipas tij, akoma më e rëndë është kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

“Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!”, shkruan Bardhi.

Reagimi i plotë:

Në çdo përgjim të ligjshëm të prokurorisë, kur heton krimin e organizuar apo kur heton një rrjet prostitucioni, blerja e votës nga Edi Rama dhe Erion Veliaj është e kudogjendur. Edhe kur vetë kandidon, vetë voton, vetë numëron.

Përgjimi i një grupi të akuzuar për rrjet prostitucioni në Tiranë zbulon se për të nxitur qytetarët të votojnë, veçanërisht në Tiranë, janë paguar 20 mijë lekë. Është akoma më e dënueshme, kur në këtë pazar kriminal përfshihet një prezantuese televizive.

Sa kohë Edi Rama të jetë në krye të qeverisë, blerja e votave do vazhdojë. Ai ka bllokuar nëpërmjet prokurorisë së kontrolluar prej tij, hetimin dhe ndëshkimin për dosjet 339 dhe 184, pikërisht si garanci se askush që ble e vjedh vota nuk do të ndëshkohet.

Për Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) dosja e re për blerjen e votës në Tiranë në votimet moniste të 30 Qershorit, është një test për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit elektoral!

Dosje si kjo e Tiranës, apo famëkeqet 339 dhe 184 janë prova të pakundërshtueshme se largimi i blerësit dhe dhunuesit të votës të lirë, Edi Rama, si dhe garantimi i zgjedhjeve të lira e te ndershme, është nevojë urgjente për Shqipërinë.

(F.GJ/FAXWB.AL)

Etiketa: Dajana shabaniGazment Bardhihermes nikajpergjimetshit-blerja e voteszogu i tiranes
Pas

E konfirmon FSHF, ‘Yjet’ e futbollit botëror do të zhvillojnë ndeshje bamirësie në ‘Air Albania’

Para

LAJM I FUNDIT/ Po shoqëronin për jashtë vendit 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona (EMRAT)

Para
LAJM I FUNDIT/ Po shoqëronin për jashtë vendit 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona (EMRAT)

LAJM I FUNDIT/ Po shoqëronin për jashtë vendit 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 persona (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/ Punëtori i ndërtimit humb jetën pasi bie nga lartësia në një pallat në ndërtim

Avokatja e El Chapos garon në zgjedhje pas reformës historike në drejtësi

Tërbohen anglezët, emigrantët vërshojnë në La Mansh, policët francezë “bëjnë sehir”

PSG, Presidenti Al-Khelaifi ul presionin: Finalja e Champions League nuk ishte objektivi ynë

Stuhi të forta dhe përmbytje në Gjermani! Rrugë mbulohen nga uji, ndërpriten linjat e trenave

Skafi pëson defekt në mes të detit, shpëtohet personi që ndodhej në bord

Gjykata e Apelit vë me shpatulla pas murit Trump-in: Shkarkimet masive të punonjësve federalë do të mbeten të pezulluara

Lëvizje e papritur nga Hamas, jep dritën jeshile për negociata armëpushimi: Gati të lirojmë 10 pengje dhe 18 trupa në këmbim të…

‘Çohu, Serbi’, studentët paralajmërojnë protestë masive në 32 qytete: Sa jetë duhet të humbasin për t’i dhënë fund korrupsionit?

Merz do të takohet me Trumpin në Shtëpinë e Bardhë, bisedime për luftën në Ukrainë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.