11:54 | 12/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Edhe nëse më rrëzojnë…” Haradinaj ‘kërcënon’ çdokënd që kërkon t’i falë tokë Serbisë: Le të guxojnë dhe do ta shohim!

15:36 | 15/01/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Serbia vëzhgon edhe Shqipërinë”, Haradinaj: Kjo është pika më kontestuese e demarkacionit me Serbinë

Kreu i qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dalë në një konferencë për shtyp ditën e sotme, ku ndërsa foli për refuzimin e vizës nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka kërcënuar çdokënd që mund të tentojë që t’i japë tokë Serbisë.

“Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do ta ndjek këte pune, edhe nëse më rrëzojnë prapë do të jem pas saj”, – tha Haradinaj.

Sipas tij, taksa e vendosur ndaj Serbisë ka ardhur pas 20 vitesh, ndërsa i është dhënë kohë që të ndërmarrë veprimet e pakryera.

Pjesë nga deklarata:

“Ne i kemi vendosë taksë mallrave të Serbisë. Cilës Serbi? Kësaj që ia pamë krimet. Mbas 20 vjetëve kemi vendosë taksë. Për 20 vjet i kemi dhënë kohë për të kryerë veprime të pakryera. A ka vendim më të drejtë tek Zoti e tek robi se sa me mbrojt të drejtën tënde. Ne vendosëm me bë ushtrinë. Kur e bëmë ushtrinë nuk shkelëm të drejtën ndërkombëtare dhe i dhamë të drejtë vetes me u mbrojt. Nëse ne qëndrojmë te vetja e i tregojmë atij tjetrit se me kë ka punë. Ne duhet të ndihmojmë veten dhe miqtë. Nëse vazhdojmë me forcimin e Kosovës edhe miqtë do na përkrahin. Kritikat që vijnë nuk i kem prej miqve, i kem prej brenda, prej budallallëqeve tona. Serbia po do me u bë anëtare e BE-së, i ka edhe 3 vjet, edhe 3 vjet na mban kështu. E kur vjen 2022 është mirë ne mos me u pajtu me njohje të Serbisë, është mirë edhe ne me i lënë me prit. Ne nuk kemi thënë që do të shkojmë në dialog pa i marr trupat e zhdukur. Deri kur po duan miqtë tanë me e la vetën dhe me i rëndu shqiptarët. Ne i kemi pranuar si miq po nuk bën me i rëndu një popull të vogël. Na vranë e na prenë e tash jepjani edhe një copë toke Serbisë. Le t’ia jep dikush një copë tokë Serbisë nëse guxon dhe do ta shohim se si do të dalë. Unë sa të jem në këtë Qeveri do ta ndjek këte pune, edhe nëse më rrëzojnë prapë do të jem pas saj”.

(B.B/ Faxweb.al)

Pas

“Qejf kom pasë edhe kam”, Ramush Haradinaj flet pas refuzimit të vizës nga SHBA-të

Para

Nuk ndalet Meta, kthen një tjetër dekret në Kuvend

Para
Ndeshja Serbi-Zvicër/ Kë ka ftuar në Presidencë Ilir Meta, të shikojë ndeshjen e ‘shqiptarëve’ (Video)

Nuk ndalet Meta, kthen një tjetër dekret në Kuvend

Discussion about this post

 



Të Fundit

Votat preferenciale në Vorë, kush kryeson nga PS dhe PD (EMRAT)

Publikohet rezultati i njësisë 10 në Tiranë

Numërimi elektronik në Vorë, del rezultati i votimit

Numërohen 416/1282 kuti në Tiranë, PS kryeson me 19 mandate. Shehajt i duhen 44 vota për t’i marrë një deputet PD-së

Përfundon procesi i numërimit në Konispol, fiton Partia Socialiste me 2.171 vota

Puka mbyll numërimin e kutive të votimit, PD-ja fiton me mbi 500 vota diferencë nga PS

Gjirokastër/Kanosi për shkak të detyrës, një gazetar, procedohet penalisht 26-vjeçari

Krimet zgjedhore/ SPAK nis hetimet për 39 çështje

Dy qarqet e vetme në veri që kryeson PD, “surprizon” PSD në Kukës

PS kryeson në rang kombëtar/ Berisha i vetëm në selinë e PD. Asnjë reagim për rezultatin e deritanishëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.