Prej dy ditësh tashmë besimtarët myslimanë kanë nisur muajin e adhurueshëm të Ramazanit. Ndërkohë që shumë prej besimtarëve kanë shkuar për vizitë dhe në vendin e shenjtë të Mekës.
Në mesin e tyre është edhe futbollisti Poul Pogba. Lojtari më i shtrenjtë në historinë e futbollit është fotografuar teksa kryen ritet fetare islame për muajin e shenjtë të Ramazanit.
Vetëm pak ditë më parë, festoi triumfin në Ligën e Evropës me Manchester Unitedin, ku shënoi në finale ndaj Ajaxit . (E.K/SHUPLAKA)