Kroacia ka një normë më të lartë vdekjesh nga koronavirusi sesa Kina. Një e dhënë kjo që duket mosbesuese nëse krahësojmë popullsinë galopante të Kinës me Shtetin e Kinës.
Sipas të dhënave të botuara dje, deri më tani zyrtarisht në Kinë janë regjistruar 88,454 infeksione me koronavirus dhe 4,635 vdekje, raporton index.hr.
Deri dje, një total prej 225,128 infeksionesh me virus dhe 4,655 vdekje u regjistruan në Kroaci, por sot numri i vdekjeve është rritur me 29 dhe tashmë është 4,684.
Kroacia është i vetmi vend në rajon që ka numrin e vdekjeve më të lartë se sa shteti kinez gjersa këtë shifër mund ta tejkalojë edhe Bosnja-Hercegovina, e cila aktualisht ka 4,486 vdekje.
Discussion about this post