Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë, në qeverisjen e Berishës, Besnik Mustafaj është shprehur se vendimi i Bashës për të ngrirë funksionet e tij dhe shpallja e garës për kreun e PD, është një hap pozitiv.
Ai, duke folur në “News24”, tha se nga Basha nuk priste autokritikë.
“Kjo është një lëvizje shumë e mirë e Bashës, që ngrin funksionet e tij në PD. Unë nuk prisja autokritikë nga ai. Basha nuk është nga ata njerëz. Por ky hap është pozitiv”, tha Mustafaj.
Mustafaj deklaroi se Basha nuk duhet ta përdorë infrastrukturën e kryetarit pas vendimit për të ngrirë funksionet e tij si kryetar.
Besnik Mustafaj ishte i pari që i kërkoi Lulzim Bashës dorëheqjen pas rezultatit zhgënjyes në zgjedhjet parlamentare. (B.H/Shuplaka)