Ka kaluar java e parë e prillit, po në fshatin Dardhë të Korçës nuk kanë munguar reshjet e dëborës.
Siç duket nga pamjet e mundësuara për FaxNews, fshati turistik i Dardhës, ditën e sotme është shoqëruar nga reshje dëbore të cilat kanë filluar të mbulojnë një pjesë të siprfaqes.
Dardha ndodhet 19 kilometra në juglindje të Korçës, në një lartësi gjeografike impresionuese mbi 1300 m, e cila është mjaft e preferuar për turistët brenda dhe jashtë vendit.