Kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli, i cili mori drejtimin e kësaj bashkie pas zgjedhjeve të 30 qershorit, dhe siç duket po kërkon që të nfjekë gjurmët e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.
Këtë e ka treguar duke reklamuar çdo punë në bashki, qoftë edhe më modesten në rrjetet sociale me foto, ku sipas tij shihet edhe ndryshimi.
Madje së fundmi, Suli ka zgjedhur të martojë edhe çifte në zyrën e bashkisë, ngjashëm me kryebashkiakun Veliaj, i cili tashmë e ka kthyer në rutinë kryerjen e celebrimeve. Fotot e çiftit të sapomartuar i ka publikuar fotografi Agim Rama.