Deputeti i dalë nga radhët e LSI-së Ralf Gjoni ka komentuar në dalje të kryesisë së Kuvendit qëndrimin që ka opozita e re në raport me zgjedhjet dhe me sistemin në tërësi.
Duke iu përgjigur interesit të gazetarëve, Gjoni tha se nuk është ndonjë tragjedi e madhe nëse zgjedhjet lokale shtyhen, po vetëm nëse do i shërbenin lirisë.
“Zgjedhjet lokale janë shumë afër jo të përgjithshmet, kam thënë që nuk është ndonjë tragjedi e madhe nëse zgjedhjet shtyhen, jo se çfarë do të ndodhë dhe do të bëjë opozita që është në rrugë, po nëse ka hapa që përmirësojnë liritë e qytetarëve për të zgjedhur”, u shpreh Gjoni.
Ndërkohë që lidhur me krijimit e Bindjes Demokratike, Gjoni u shpreh se ai është kundër idesë për të krijuar parti shpejt e shpejt, ndërsa shtoi se nuk ka asnjë plan të tillë nga deputetët e LSI-së që janë futur në Kuvend.
“Personalisht unë nuk kam prioritet krijimin e një apo disa partive shpejt e shpejt, po nuk u ndryshua sistemi zgjedhor, atëherë sdo mund të kemi zgjedhje të lira.
Ne nuk kemi plan që të krijinim parti politike, i vetmi synim është sistemi, pavarësisht se kemi pasur inkurajime nga persona të caktuar për ta bërë këtë. I ftoj dhe partitë që janë jashtë Kuvendit që të vinë dhe të kountribojmë për të ndryshuar sistemin.”, u shpreh më tej Gjoni në fjalën e tij përpara gazetarëve.
(E.K/FAXWEB.AL)