23:56 | 01/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Edhe shqiptarët mund të preken nga virusi kinez, paralajmërojnë mjekët

15:41 | 21/01/2020
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Edhe shqiptarët mund të preken nga virusi kinez, paralajmërojnë mjekët

Shqiptarët e Kosovës nuk është imune nga virusi i ri që është shfaqur në Kinë dhe që ka prekur mbi 1700 persona.

Bëhet fjalë “coronavirus” të ri, i cili shkakton shenja klasike, si rufë dhe insuficiencë respiratore të rëndë.

Naser Ramadani, drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKShP), në një intervistë për Ekonomia Online tha se në fund të dhjetorit janë informuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSh).

Sipas tij, ky virus është përhapur me shpejtësi në një rajon të Kinës dhe prek organet respiratore.

“Informatën e parë për një shkaktar të panjohur të pneumonisë në Kinë e kemi marrë me 31 dhjetor zyrtarisht prej Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) që d.m.th IKShP-ja prej 31 dhjetori ka ngritur shkallën e alarmit për të studiuar në veçanti situatën epidemiologjike për këtë virus të paidentifikuar atëherë, në mënyrë që ti përballemi me përhapjen e rasteve në territorin e Kosovës”.

“Janë hulumtuar rastet dhe është pa se është shkaktari i ‘coronavirus’ që është një virus praktikisht që shkakton infeksione edhe në formë pandemike, por që më së shumti infeksione respiratore dhe që në këtë rast ka prekur mushkëritë. Dhe në këtë aspekt ka shënuar disa raste në rajonin e Vuhan rajon i Kinës, i cili jo larg Shangait dhe Pekinit pastaj është përhapur me një shpejtësi prej javë deri 10 ditë që d.m.th se flet, kemi të bëjmë me një infeksion respirator”.

Ai ka sqaruar se institucioni që drejton është në gjendje gatishmërie për ta menaxhuar këtë virus, por që për të mbërritur në Kosovë atij i duhen tre deri në gjashtë muaj.

“Andaj edhe masat që duhet të ndërmerren pastaj, ndërmreen në këtë drejtim. Fatmirësisht në këtë rast janë të ngjashme me masat që ndërmerren kundër gripit dhe gjitha sëmundjeve respirator që përhapen me shpejtësi. Dhe në këtë kontekst edhe Kosova është e rrezikuar njësoj sikurse edhe shtetet e tjera. Për atë IKShP prej 31 dhjetorit tashmë është në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare të cilat përcjellin çdo rast”.

“Për momentin situata epidemiologjike është e qetë sa i përket ‘coronavirusve’ duke pasur parasysh se në të gjitha matjet që i bëjnë epidemiologët edhe në IKShP edhe në nivelin e OBSh-së flasin për një kohëzgjatje të caktuar që sillet diku prej 3-6 muaj për të ardhur një epidemi e shkaktuar në një territor të botës varësisht nëse është tash kontinent i largët siç është Kina, Amerika Latine ose Afrika, Australia deri në Kosovë duhen 3-6 muaj sipas kapaciteteve të përllogaritjes aktuale të atakut të sëmundjes”.

Ramadani më tej thotë se ‘coronavirusi’ apo ndryshe virusi kinez, ende nuk është vërtetuar nëse përhapet vetëm nga ajri, apo mund të përhapet edhe nga njeriu në njeri.

“Normalisht unë thash sa i përket situatës së përgjithshme epidemiologjike me virus dhe me shkaktarët që përhapin sëmundje respiratore, jo vetëm Kosova por edhe Ballkani edhe Evropa, bota janë në gjendje gadishmërie sepse virusi pasi që përhapet me ajër, fatkiskisht akoma nuk është vërtetuar me përpikëri se mund të përhapet prej njeriut në njëri, po zakonisht viruset e tillë që përhapen SARS ose gripet tjera që mund të përhapen me ajër zakonisht janë në formën më të shpejt të komunikimit të përfshinë territore dhe vende të caktuara me një shpejtësi të madhe duke pasur parasysh transportet e ndryshme dhe kështu me radhë”.

“Por, aktualisht akoma ka dilema se a përhapet prej njeriut në njëri dhe duke pasur këtë pasi që në burimin e infeksionit në Vuhan akoma nuk është konfirmuar saktësisht se përhapet prej njeriut në njeri, por ka pasur raste të tilla të dyshimta që në rrugët e përhapjes në aspektin epidemiologjik dyshohet se mund të përhapen prej njeriut në njëri”.

Mjekët thonë se kjo sëmundje ka pasur një transmetim nga kafshët te njeriu dhe më pak nga njeriu te njeriu.

Pas

Në pritje të ëmbël, Klea Huta fotografohet për herë të parë me barkun e rrumbullakosur

Para

Zëvendësohet Ibrahimoviç, “ishi” i Realit bëhet më i paguari i Amerikës

Para
Milani pret përgjigjen e tij, Ibra e përshëndet me gishtin e mesit…

Zëvendësohet Ibrahimoviç, "ishi" i Realit bëhet më i paguari i Amerikës

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksident i rëndë në aksin Drenas-Skënderaj në Kosovë! Ndërron jetë 24-vjeçarja

Studentët e Serbisë protestojnë në më tepër se 30 qytete! Kërkohet shpallja e zgjedhjeve të parakohshme

Aksidenti tragjik në Vlorë! Rëndohet bilanci i viktimave, ndërron jetë dhe 16-vjeçari

Plagoset 15-vjeçari në Tiranë! U qëllua me armë zjarri në një piceri

Albin Kurti përkujton masakrën e Deçanit më 1 qershor 1998: Kujtimi i martirëve qëndron në themel të lirisë sonë

Trump do të shpallë kandidatin e ri për kreun e NASA-s

Rusia akuzon Ukrainën për ‘sulm terrorist’ në bazat ajrore: Janë arrestuar disa persona të përfshirë

Zjarret masive në Kanada! Evakuohen 17 mijë banorë, shpallet gjendje e jashtëzakonshme në dy rajone

Parashutistë nga Franca dhe Zvicra, Vlora e preferuar edhe për sportet e adrenalinës

“Ose Hamasi do të lirojë pengjet, ose do të shfaroset”/ Izraeli urdhëron ushtrinë të përparojë në Gaza pavarësisht negociatave për armëpushim

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.