Në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak 4 përfaqësues të LSI-së dolën kundër rrymës dhe votuan pro Buxhetit të propozuar nga Erion Veliaj. Në një sqarim në rrjetet sociale Bora Panajoti e cila kishte votuar pro, u shpreh për Kryetaren e LSI-së se “ Kryemadhi për t’i kujtuar që unë nuk jam “ajo goca”, unë jam Bora që ti, deri dje, u thoje qytetarëve nëpër takime që isha studentja e shkëlqyer dhe që dëshiroje që edhe Bora vajza jote, të bëhej si unë”, shprehet Panajoti.
Pas këtij reagimi ka ardhur një tjetër reagim nga një këshilltare e LSI, në Bashkinë e Tiranës, Ira Vejsiu, e cila sulmon Bora Panajotin.
Sipas Vejsiut, për këtë këshilltare interesat me lalin ishin më të rëndesishme se qytetarët që përfaqëson.
Ajo gjithashtu i shkruan se “ke shume te drejte qe je revoltuar me znj Kryemadhi. Edhe une jam e revoltuar me te. E di pse? Se ngriti traun politik dhe beri pjese te ekipit lloj e soj personazhesh. Dhe ti ishe nje gabim politik por qe zonja Kryemadhi dhe e gjithe kryesia e partise e bene duke patur deshiren maksimale per t’i dhene mundesine te rinjve te kishin force dhe ze ne vendimarrje”.
Satusi i plotë
Bores se lalit!
Po lexoj ne facebook qe ish keshilltarja e LSI ne keshillin Bashkiak, ose me sakte tradhtarja e qytetareve te Tiranes, Bora Panajoti paska reaguar per voten kunder qytetareve dhe pro lalit.
Le t’i marrim argumentet me rradhe.
Se pari me sms ne celular nuk je lajmeruar per te mos marre pjese ne mbledhje, por eshte lajmeruar nje mbledhje e grupit te keshilltareve te LSI per te marre nje vendim. Ti nuk e di cfare eshte thene e diskutuar, celularin e kishe te fikur se veten e kishe shitur perpara se ne te merrnim vendimin dhe nuk kishe as guximin te perballeshe me ne. Perse nuk e fillove detyren tende si keshilltare duke ardhur ne takimin tone e duke dhene argumentet e tua?
Perse dite para se te behej ky votim poshte e perpjet me lot ne sy thoje qe: Une i qendroj vendimeve te grupit dhe qytetareve, nuk jam blere nga PS, Aldrini apo lali. Thoje une besoj te LSI dhe morali im eshte me shume se kaq. Per cilin moral filsje ate dite Bora? Per njollen qe na vure si brez, qe shitemi per nje vend pune?
A e di ti Bora Panajoti qe keshilltaret, deputetet dhe qytetaret e Tiranes ishin ne proteste para parlamentit per te mbrojtur nje gje akoma me te madhe se interesi per te cilen ti ishe shitur? Po mbronim Kushtetuten.
Me siguri ti kete e dije dhe e kuptoje, por puna ne Keshilline e Qarkut dhe interesat me lalin ishin me te rendesishme se qytetaret qe perfaqesoje.
Nga ana tjeter me vjen mire qe paske mesuar emrat e fshatrave dhe Komunave te Tiranes qe per hir te se vertetes nuk i ke mesuar se te “preu meraku” por pale i ke mesuar xhirove me makine per arsyet e tua qe spo i them ketu.
Dhe ne fund ke shume te drejte qe je revoltuar me znj Kryemadhi. Edhe une jam e revoltuar me te. E di pse? Se ngriti traun politik dhe beri pjese te ekipit lloj e soj personazhesh. Dhe ti ishe nje gabim politik por qe zonja Kryemadhi dhe e gjithe kryesia e partise e bene duke patur deshiren maksimale per t’i dhene mundesine te rinjve te kishin force dhe ze ne vendimarrje. Ti je turpi jone Bora. Jo turpi i LSI, LSI nuk trembet nga njerez qe shiten e blihen lire. Ti je turpi i brezit tone. Turpi i shoqeve tona qe luftonin ne parlament per ne. Turpi i te rinjve qe kane personalitet, karakter dhe dijne te jene te drejte. Je turpi edhe i atyre te shkolluarve qe permend ti. Kurre nuk do pranonin te perdoreshin per nje vend pune apo miqesia, ai qe eshte i zoti ja del me forcat e tij. Je turpi edhe i qytetareve te komunave qe permend, ata jane njerez me nder dhe me bese. Njerez qe ta dhane nje shans edhe pse ti ishe anonime, jo per tu ngritur taksat, per tu rritur cmimet e per ti marre frymen me kulla ne qender te Tiranes, por per tu gjetur zgjidhjet me te mira per qytetin.
Nje fjali per lalin: Mund te blesh nje vajze naive, mund te blesh edhe biznesmen me leje ndertimi, por asnjehere nuk do e blesh dot shpirtin e te rinjve. Pertej fasadave dhe regjistrimeve me kamera luksoze bej punen qe te takon. Dy vite i harxhove duke montuar video, mos harxho edhe 2 te tjerat duke blere keshilltare.
Suksese ne jete Bora lalit!(M.Q/Faxweb)
Bravo se keto fjale vertet i meritonte sepse LSI u be trampoline per tu bere pjese e politikes sepse pa LSI-ne do ishte si mijera te tjere studente exselence qe po hane fara luledielle rrugeve.