Prej disa kohësh, Rita Ora nuk ka sjellë asnjë projekt të ri muzikor megjithatë po shijon në maksimum eksperiencën e saj si anëtare e jurisësë “The Voice Austalia”.
Një konkurrente e cila mori pjesë në këtë rrugëtim e ka bërë këngëtaren shqiptare që të shpërthejë në lot.
Ajo ka treguar se Rebeka, konkurrentja në fjalë ishte një vajzë me ngjyrë dhe se e kishte të vështirë të ndiqte ëndrrën e saj si shkak i paragjykimeve, por vetëm pasi pa Tina Turneu të shkëlqejë vendosi që ta merrtë përsipër dhe ajo këtë hap.
“Kjo histori më prek sepse kur isha një vjeçe une erdha në Mbretërinë e Bashkuar dhe siç edhe ti e përmende as unë nuk isha një vajzë me pamje normale në lagjen time,” ka thënë Rita.
“Tina kishte gjithë ato probleme dhe pengesa dhe bëri që unë të mendoja me vete se nuk është kurrë vonë. Ajo më inspiroi mua dhe shunmë të tjerë si unë”- shtoi Rita me zërin që i dridhej dhe lotët që i binin në fytyrë.
(E.H/Faxweb.al)