Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në kuadër të takimeve me bazë qarku dhe platformës së bashkëqeverisjes me qytetarët e zakonshëm, zhvilloi vizita pune në institucionet e varësisë të qarkut Fier.
Gjonaj mes të tjerave ka folur dhe për procesin e Vetingut, ku sipas saj rezultatet e para do të dalin në shkurt.
“Mendojmë që mbase në shkurt do të dalin rezultatet e para për drejtuesit kryesorë, por njëkohësisht edhe anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, kandiatët për KLGJ apo KLP me qëllim që të kemi mundësinë që menjëherë pas kësaj të ngrihen institucione e reja.
Ju e dini mjaft mirë që Partia Socialiste, Kuvendi dhe deputetet e PS-së kanë marrë të gjitha masat me qëllim që të gjitha këto institucione të reja të drejtësisë të ngrihen sa më shpejt. Është pikërisht ky procesi i fundit që ndodhi, nuk u votua dhe e gjithë lista nuk u votua, u rrëzua për anëtarët e KLGJ dhe KLP që lidhet me sistemin e drejtësisë.
Sa më shpejt që të miratohet kjo listë, aq më shpejt do të mund të funksionojë sistemi i ri i drejtësisë, i cili ka në thelb të saj tranparencën, pavarësinë e gjyqtarëve dhe të prokurorëve në gjykimet që bëjnë”, është shprehur Gjonaj.
(E.K/FAXWEB)