Ndërkohë që Kryeministri Rama zhvilloi sot aktivitetin për prezantimin e Bibliotekës dixhitale në godinën Iliria në vijimsi të “Paktit për Univeristetin” ai është pritur sërisht me protesta nga studentët.
Ata kishin në duar pankarta dhe një baner të madh me shkrimin “’Pakti për Universitetin’ Rama = Dështim”
Studentët të cilët e prisnin kryeministrin para godinës ku do të mbahej takimi e kanë përshëndetur me parullën “Edi gëzuar 1 Prillin”, datë e cilat celebrohet në të gjithë botën si “dita e gënjeshtrave”.
Ka qenë Garda e Republikës që është përplasur me studentët e Universitetit të Tiranës dhe nuk i ka lejuar ata të marrin pjesë në takimin që ka zhvilluar Rama me pedagogë dhe ekspertë të arsimit të lartë për të diskutuar një sërë çështjesh.
4 ditë më parë studentët zhvilluan një mbledhje për të diskutuar Paktin për Universitetin të prezantuar nga qeveria.
Sipas deklaratës së bërë publike, studentët shprehen se qeveria ka punuar me paktin por mbi 90% të kërkesave të tyre ose nuk janë plotësuar ose janë deformuar dhe plotësuar pak.
Studentët rikonfirmojnë kërkesat e tyre kryesore:
- Rëzimin e menjëhershëm të Ligjit të Arsimit të Lartë
- Marrjen me seriozitet të plotësimit të të gjitha kërkesave të tyre.
“Ne jemi të vendosur ti shkojmë deri në fund kauzës tonë, duke paralajmëruar protesta të tjera sa I përket këtyre pikave por edhe pikave të tjera. Ne do të kërkojmë takim urgjent me Ministren e Arsimit Besa Shahini. Shumë shpejt do të thërrasim një takim mbarëkombëtar për të diskutuar rreth situatës në Universitetet Publike”, thuhet në deklaratën e tyre.( Lexo ketu)